Tepelenë/ Goditi gruan me thikë dhe u vetëplagos, arrestohet 42-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tepelenë/ Goditi gruan me thikë dhe u vetëplagos, arrestohet 42-vjeçari

Policia ka vënë në pranga 42-vjeçarin, Lulzim Nanaj, i cili ditën e enjte goditi me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas veten. Policia njofton se dy bashkëshortët ndodhen në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.

 

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, dyshohet se pas një konflikti të çastit në banesë, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe dhe më pas ka dëmtuar dhe veten. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

 

Advertisement

Ngjarja e rëndë u shënua pas një konflkti çasti mes çiftit. Fillimisht 42-vjeçari ka goditur me thikë bashkëshorten dhe më pas është vetëplagosur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy