Tërmeti i mori jetën të riut në Lushnje! Sizmologu në 7pa5: Shenjat që vihen re para lëkundjeve, si të reagoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërmeti i mori jetën të riut në Lushnje! Sizmologu në 7pa5: Shenjat që vihen re para lëkundjeve, si të reagoni

Shqipëria u godit nga një tërmet me epiqendër në Elbasan, që sipas Institutit të Gjeoshkencave ishte me magnitudë 4.3 ballë.

Menjëherë pas tërmetit një 20-vjeçar humbi jetën pak pas mesnate në Lushnje. Rreth orës 00:17 kur Lushnja u godit nga tërmeti, i riu u zgjua nga e ëma, e cila e njoftoi por paniku bëri që ai të rrëzohej në tokë, e të gjente vdekjen e menjëhershme.

I ftuar mëngjesin e sotëm në “7pa5” në Vizion Plus, sizmologu Edmond Dushi ku foli rreth rëndësisë së mënyrës se si duhet të reagojmë në rast tërmeti.

Tërmeti në Lushnjë ka qenë 4.3 i shkallës rihetr dhe 4-5 ballë për mënyrën si është ndjerë. Nuk është i pazakontë për territorin Shqiptar. Është normale që t’i presim 1 herë në vit. Ndërsa tërmetet me mganitutë që kalojnë 5 të shkallës rihter ka një propablititet që të ndodh 1 herë në 3-4 vjet. Është një rast që duhet tn bëjë të mendojë se është shumë e rëndsishme mënyra se si reagojmë dhe menaxhojmë panikun në rast tërmeti“, shprehet sizmologu.

Advertisement

Dushi renditi një sërë këshillash se çfarë hapash duhet të ndërrmarim në momentin e tërmetit.
-Nuk kemi mundësi të evakuohemi të gjithë në kohë të shkurtër, gjejm pikat më të forta;
-Nuk duhet të lëvizim, të mos krijojmë panik;
-Mos përdorim ashensor;
-Duhet të ulim automatin;
-Sapo të mbarojë dukuria, duhet të evakohemi dhe të qëndrojmë larg ndërtesave.

Përsa i përket shenjave të shumë diskutuara para se të ndodh tërmeti, si dritat apo zhurmat, sizmologu pohoi se janë të vërteta dhe lidhen me efektet fizike që ka vetë tërmeti, por nuk janë asnjëherë të mjaftueshme për të paralajmëruar tërmetin.

Zhurma para se të mbërrijnë lëkundjet. Të gjitha fenonomenet natyrore shoqërohen me efekte të tjera. Efekte akustike në rastin e tërmeti, drita. Lidhen me efektet fizike që ka vetë tërmeti. Aureola ose drita që diskutohet shumë nuk janë të çuditshme, por nuk janë të mjaftueshme për të paralajmëruar tërmetin“, shprehet sizmologu Dushi.

A ka Shqipëria infrastrukturën e gatshme për të bërë matjet?

Advertisement

Po. Insituti i gjeoshkencave ka pas problemet e veta përsa i përket monitorimit, pasi aparaturat janë teknologji e lartë. Këto janë paisje që rrinë 24 orë në punë. Kërkon gjithëmonë kujdes dhe vëmendje. Menaxhohen në gjithë botën me fondet e shtetit.

Sot jemi në kushte optimale. Pas 2019 kemi pas një investim me fonde, që na ka bërë të mundur të marrim një flotë me sasi“, përfundon Dushi./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy