
Autoritetet lokale në prefekturën e Follorinës vendosën të mbyllin shkollat dhe kopshtet për ditën e hënë për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi rajonin mbrëmjen e së dielës.
Tërmeti me magnitudë 5.3 Rihter është ndjerë veçanërisht në qytetin e Follorinës, pasi epiqendra e tij pikërisht në këtë zonë.
Sipas kryebashkiakut të Follorinës, Vassilis Giannakis deri në këto momente janë raportuar vetëm dëme të vogla materiale.
Banorët e Follorinës raportohet ta kenë kaluar natën jashtë shtëpive të tyre dhe pjesa më e madhe në makina, larg zonave të banuara.
Advertisement
Tërmeti i djeshëm u ndje i fortë dhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.