Tërmeti në juglindje të Shqipërisë, administratorët në terren për të verifikuar dëme të mundshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërmeti në juglindje të Shqipërisë, administratorët në terren për të verifikuar dëme të mundshme

Mëngjesin e sotëm janë ndjerë lëkundje sizmike në qytetin e Ersekës, lëkundje që janë ndjerë edhe në fshatra të kësaj bashkie.

 

Burime të siguruara thanë se intensiteti ka qenë 4.1 ballë, me qendër 20 KM larg Ersekës.

 

Advertisement

Zyrtarisht deri tani nuk raportohen dëme materiale përfshirë edhe fshatrat shumë afër me epiqendrën e lëkundjeve të tërmetit megjithatë administratorët e njësive administrative të bashkisë Kolonjë janë në terren për të parë nëse ka patur dëme kryesisht në banesat shumëvjeçare të këtyre fshatrave.

 

Lëkundjet kanë sjellë panik në banorët e qytetit të Ersekës, një pjesë e të cilëve kanë shpejtuar për të dalë përjashta pasi lëkundja është ndjerë fort.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy