Dëme nga tërmeti në disa zona/ Plasaritje në muret e banesave të vjetra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dëme nga tërmeti në disa zona/ Plasaritje në muret e banesave të vjetra

DRITAN KURTI

 

GAZETAR

 

Advertisement

Vendi ynë u godit mbrëmjen e të dielës nga një valë tërmetesh por më i fuqishëm ishte ai i orës 22:35 minuta me magnitude 4.7 i shkalle rihter dhe një tjetër goditje më pas i shkallës 4.1 rihter. Epiqendra ishte në Bashkinë e Klosit dhe pikërisht në njësinë administrative Xibër që është ngjitur me bashkinë e Tiranës. Paniku ka qenë i jashtëzakonshëm tek banorët pasi disa prej tyre kanë mbërritur në spital me tension të lartë.

 

Nga lëkundjet sizmike në disa banesa pati dëme materiale ndërsa banorët e zonës së Klosit thonë se u detyruan ta kalojnë natën jashtë për shkak të frikës.

 

Advertisement

Banorët

 

Ishte termet shume i fuqishem. Qofte i pari qofte i dyti. Ndenjem disa ore perjashta pastaj hyme brenda.

 

Advertisement

 

Lekundje te madhe. Ate te parin e degjova te dytin jo se isha duke zbritur

 

 

Advertisement

Per zotin frike. Une kam fjetur ne kuzhine se kisha frike me fjet jashte

 

Dëmet më të mëdha deri më tani janë regjistruar në njësinë administrative Xibër me rreth 20 banesa. Ndërkohë grupet mbrojtjes civile ndodhen në terren dhe po verifikojnë situatën.

 

Advertisement

 

NEXHBEDIN SHEHU

 

PREFEKT I QARKUT DIBER

Advertisement

 

Në Klos janë raportuar 23 banesa të dëmtuara, një pjesë të verifikuara. Kanë mbaruar mbledhjet e bashkive dhe po bëhen verifikimet.

 

Dëmet kryesisht kanë qenë në banesa të vjetra por dhe në ato të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy