Tërmeti në Pukë/ Kryebashkiaku: Kemi një dëm gati rreth 3 milionë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërmeti në Pukë/ Kryebashkiaku: Kemi një dëm gati rreth 3 milionë euro

Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj ka folur lidhur me dëmet që ka lënë pas tërmeti i cili shkundi vendin një ditë më parë.

 

Në një lidhje me skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Gjonaj tha se tërmeti shkaktoi një panik të jashtëzakonshëm tek qytetarët. Ai theksoi se tërmeti la pas dëme të konsiderueshme material, por fatmirësisht asnjë dëm në njerëz.

 

Advertisement

“Dëmi ishte shumë i madh, por fitorja ishte që nuk patën dëme në njerëz. Banesat janë në shkallë të ndryshem demtimi, presim të bëhet verifikmi nga një staf më i speciliazura për të nxjerrë koston e dëmit. Mund te them se kemi një dëm gati rreth 3 milionë euro dhe kjo është e pamundur për tu përballuar nga mjetet tona financiare. Do i paraqitim këkresën tonë qeverisë”, tha Gjonaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy