Tërmeti, tjetër dosje në gjykatë/ Prokuroria mbyll hetimet për pallatin 8-katësh në Kashar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërmeti, tjetër dosje në gjykatë/ Prokuroria mbyll hetimet për pallatin 8-katësh në Kashar

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë për seancë paraprake grupin e dytë të të pandehurve që akuzohen për dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas informacionit të dosjes hetimore që disponon Vizion Plus, objekti 8-katësh i ndërtuar në zonën e Kasharit, nuk përmbushte asnjë nga kushtet teknike të ndërtimit, e po ashtu nuk ka asnjë studim sizmologjik të lëshuar nga instituti përkatës.

Të pandehur për këtë çështje janë sipërmarrësja Vjollca Izeti Hoxholli dhe dy kompanitë e saj Jon dhe Gora.  Po ashtu Mark Gjinaj, administrator i kompanisë “Rafaelo 2002”, si dhe Artur Skela.

Për Hazhollin dhe Gjinin rëndojnë 3 akuza, ajo e mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve dhe fshehjes së të ardhurave.

Advertisement

Sipas ekspertëve të caktuar nga prokuroria, në dosjen e sekuestruar nuk ka asnjë dokument për zbatimin e projektit, e gjithashtu konstatohet se akti i kolaudimit është i falsifikuar. Sa i takon cilësisë së betonit, ekspertët kanë përcaktuar se marka e betonit nuk ka qenë ajo e kërkuar nga projektuesi çka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Hetimet nisen pas tërmetit tragjik te 26 nëntorit, i cili la pas 51 viktima.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy