Terrene sportive në shkolla/ Veliaj: Do ti përdorë edhe komuniteti si dhe federatat sportive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Terrene sportive në shkolla/ Veliaj: Do ti përdorë edhe komuniteti si dhe federatat sportive

Puna për shtimin e terreneve të reja sportive është inspektuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

 

Ai ishte i pranishëm në shkollën 9-vjeçare “Qazim Turdiu”, e cila u rindërtua pas tërmetit të 26 nëntorit.

 

Advertisement

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISË SË TIRANËS

 

“Fakti që në Tiranë kemi një lidership të ri edhe në futboll, do të thotë se kemi hapur një derë për një partneritet të ri, siç e kemi prej kohësh me basketbollin dhe volejbollin. Betejat e Tiranës nuk i lëmë përgjysmë, por çdo bashki, çdo sport, çdo federatë dhe komunitet duhet të bëjë betejën e vet. Në Tiranë e fituam betejën për të pasur një Federatë transparente, lidhur me Shoqatën e Futbollit, si dhe për të shfrytëzuar faktin se jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë për më shumë kampionate”.

Advertisement

 

Kreu i Bashkisë e vuri theksin te futbolli i kryeqytetit, i cili do të qeveriset në mënyrë transparente, ndërsa shtoi se terrenet sportive do të vendosen në dispozicion të federatave sportive.

 

ERION VELIAJ

Advertisement

KRYETAR I BASHKISË SË TIRANËS

 

“Sot Federatën e Volejbollit e kemi një ndër partnerët kryesorë; po ashtu, edhe federatën e basketbollit, klubin sportiv Tirana, e madje me vendimin e gjykatës, edhe Shoqatën e Futbollit për Tiranën e kemi vënë në rrugë të mbarë, pas një beteje të fituar. Se ç’bëjnë bashkitë e tjera dhe se ç’bën federata e madhe është punë e tyre. Kështu kemi mundësi që shoqatën e futbollit ta binjakëzojmë edhe me terrenet sportive, duke filluar nga terrenet në Laprakë, tek “Ali Demi”, terrenet në Kombinat dhe shumë prej terreneve që mund të përdoren, sidomos nga ata që merren me minifutbollin.”

 

Advertisement

Palestra dhe terrenet e jashtme sportive të shkollës “Qazim Turdiu” do të plotësojnë nevojat e nxënësve të saj, por dhe të komunitetit të njësisë Nr.9 dhe federatave sportive që mund t’i përdorin ato pas përfundimit të mësimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy