Terrori në rrugën kombëtare/ Gledis Nano mbledh policinë në Fushë Krujë pas vrasjes së trefishtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Terrori në rrugën kombëtare/ Gledis Nano mbledh policinë në Fushë Krujë pas vrasjes së trefishtë

Drejtori i Pergjithshem i Policisë Gledis Nano shkoi mbrëmjen e kësaj të diele në Fushe Kruje në analize me kreret e policise së DVP Durrës e Komisariatit të Policisë Kruje, dhe te Departamentit te Policise Kriminale.

Mesohet se Nano ka kerkuar një analize të detajuar të fakteve provave e rrethanave të ngjarjes, mbledhje të kamerave në një territor të gjëre, vijimin e krehjes se zones me drone dhe forca speciale, përdorimin e kamerave termike që mundësojnë identifikimin e personave që mund të qarkullojnë gjatë natës pasi mund të jenë fshehur në zonën përrreth, grumbullim informacioni në rruge operative, shqyrtim i të gjitha pistave dhe autoreve te mundeshëm të atentatit mafioz me tre viktima.

Nano ka kerkuar qe kjo ngjarje te zbardhet sa me pare dhe te rritet forca parandaluese duke shtuar kontrollet e befasishme me sherbime te policise kriminale per te gjithe kontigjentet kriminale.

Mesohet se Drejtor i Pergjithshem i Policise ka kerkuar shoqerimin e te gjithe atyre personave qe mund te jene te dyshuar dhe te punohet me profesionalizem ne bashkepunim me Prokurorine.

Advertisement

“Te bashkepunohet me agjencite e tjera te zbatimit te ligjit , te grumbullohet cdo informacion i mundshem sado i vlefshem qofte, te analizohet, jo vetem per kete ngjarje por qëllimi është per te parandaluar ne te ardhmen ngjarje te tjera te renda”, ka qene porosia e Nanos per vartesit e tij.

 

Mesditen e kesaj te diele ne mbikalimin e Fushe-Krujes persona ende te paidentifikuar qelluan me kallashnikov drejt nje makine ku ndodheshin Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Arber ( Besmir) Hoxha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy