Terrorizoi banorët duke gjuajtur me pistoletë, arrestohet dhe i gjenden disa armë në shtëpi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Terrorizoi banorët duke gjuajtur me pistoletë, arrestohet dhe i gjenden disa armë në shtëpi

Një 48-vjecar është arrestuar pasi qëllonte në ajër me pistoletë sportive me fishekë manovër duke terrorizuar banorët në Tiranë.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë, pas marrjes së njoftimit nga banorët se në Kodrën e Prifitit, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë.

 

Advertisement

Nga verifikimet e shpejta dhe bashkëpunimi me qytetarët u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike”, i shtetasit: Adnand Gaxherri ., 48 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Priftit”.

 

Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pistoleta sportive të llojeve dhe markave të ndryshme që përshtaten edhe si armë zjarri si dhe një shotgun me shënjestër optike, pa lejen përkatëse.

 

Advertisement

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 6 gëzhoja që ky shtetas kishte qëlluar me fishekë manovër, duke terrorizuar banorët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy