Test psikologjik për policët/ Ekspertët: Shumë efektivë kanë nevojë për trajtim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Test psikologjik për policët/ Ekspertët: Shumë efektivë kanë nevojë për trajtim

Ngjarja e rëndë, ku agjenti i krimeve Arbër Sula qëlloi për vdekje Jurgen Dukën pas një konflikti për pagesën në market, tregon problemet psikologjike që kanë një pjesë e efektivëve të policisë.

 

Për Urdhrin e Psikologëve, këto ngjarje tregojnë se është i domosdoshëm trajtimi për të shmangur rastet e përdorimit të drogës, alkoolit apo edhe probleme të tjera.

 

Advertisement

VALBONA TRESKA

URDHRI I PSIKOLOGEVE

Punonjësit e policisë janë të stresuar dhe kanë ngarkesë psikologjike shumë të lartë veçanërisht gjatë kësaj periudhe. Duhet të ketë testime psikologjike periodike në mënyrë që punonjësi psikolog që është në Komisariatin e Policisë të jetë i qartë për mënyrën si funksionon efektivi për ngarkesën që ka, për problematikat që paraqet, nëse është apo jo përdorues i drogës apo i substancave alkoolike, sepse kemi alkooli është një problem në radhët e policisë.

 

Advertisement

Sindikata e Policisë përmend disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen e nivelit të stresit tek efektivët. Mes tyre veçojnë edhe trajtimin ekonomik, që sipas tyre është i ulët.

 

SADEDIN FISHTA

SINDIKATA E POLICISE

Advertisement

Ana profesionale, rritja e aktivitetit kriminal, por janë edhe ngarkesa fizike. Ngarkesat fizike kanë bërë edhe efektet psikologjike tek punonjësit e policisë. Një arsye tjetër shumë e rëndësishme është edhe trajtimi ekonomik i tyre.

 

Edhe pse është parë me skepticizëm testi psikologjik nga vetë efektivët, ekspertët japin alarmin se ka policë me armë, por që nuk dinë të vlerësojnë momentin e përdorimit të tyre.

 

Advertisement

VALBONA TRESKA

URDHRI I PSIKOLOGEVE

Kemi aktualisht punonjës policie që kanë armë në brez që nuk mund ta mbajnë këtë armë në brez sepse janë të paaftë për të vlerësuar se ku duhet dhe ku jot ë përdorin armën.

 

Advertisement

 

Testimi psikologjik i punonjësve të policisë është në fazat e para dhe pritet që së shpejti ashtu si testi i drogës të shtrihet në çdo komisariat.

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy