Tetë viktima dhe 489 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tetë viktima dhe 489 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Tetë viktima dhe 489 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dy raste të vdekjes u konfirmuan në Gjilan, ndërsa nga një në Fushë Kosovë, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Rahovec dhe Suharekë.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 4,082 mostrave.

Kjo i bie që 11 për qind e të testuarve dolën pozitivë. Në 24-orëshin paraprak u shëruan edhe 745 pacientë.

Advertisement

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 94,656, i viktimave në 1,934 dhe i të shëruarve në 78,702.

Raste aktive aktualisht janë 14,020. Nga e mërkura, në Kosovë do të hyjnë në fuqi masa të reja për frenimin e koronavirusit.

Ato përfshijnë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente, si dhe mbylljen e shërbimeve të gastronomisë deri më 18 prill.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy