Teuta, shansi i fundit në Europë/ Misioni i pamundur i Laçit ndaj Anderleht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Teuta, shansi i fundit në Europë/ Misioni i pamundur i Laçit ndaj Anderleht

Sot në mbrëmje dy skuadrat e vetme nga Superliga shqiptare do të luajnë shanset e fundit në Konferencë League. Por nëse Laçi është thuajse i eliminuar nga ky kompeticion pas asaj humbjeje 3-0 në “Elbasan Arena” nga Anderlehti, Teuta ka mundësi të bëjë suprizën dhe të vijojë dhe më tej rrugëtimin e saj në Europë.

 

“Djemtë e Detit” u ndëshkuan në minutën e fundit nga irlandezët e Shamrock Rovers megjithatë asgjë nuk ka mbaruar pasi në kampin durrsak janë besimplotë se cdo gjë mund të ndodhë. Rikthim i rëndësishëm këtë ndeshje është titullari Albano Aleksi i cili mungoi në ndeshjen e parë për shkak të kartonave ndërsa Tekniku Edi Martini vijon të vuaj mungesën e Lorenco Vilës. Futbollisti i shpresave vijon fazën e rikuperimit dhe akoma nuk është gati për të dhënë shërbimet e tij për skuadrën.

 

Advertisement

Përvec kësaj dhe heroi ndaj Inter Deskalades, Sabino Plaku është rikthyer plotësisht dhe është gati për të luajtuar që nga minuta e parë. Seanca e fundit stërvitore ka qenë më shumë e karakterit tekniko-taktik, ku trajneri shkodran ka analizar kundërshtaret dhe ka dhënë udhëzimet e fundit për të mundur irlandezët.

 

Bregdetarëve u duhet minimalisht një gol që ndeshja të shkojë në shtesë dhe të vendoset aty fituesi, për këtë arsye besojne deri në fund për një kualifikim historik. Ndeshja Teuta -Shamrock Rovers do të luhet sot në orën 20:00 në stadiumin e Elbasan Arena.

 

Advertisement

Nga ana tjetër edhe aventura e Laçit në Europë ka qenë mbresëlënëse dhe historike edhe pse tani më është me një këmbë jashtë kompeticionit. Kjo për shkak se perballë kishte gjigandët e Arderlehtit dhe humbje 3-0 në “Elbasan Arena” i ka tronditur jo pak. Megjithatë kurbinasit kanë thënë se do të ruajnë nderin e dinjitetin dhe do të luajnë deri në sekondën e fundit lojën e tyre. Dueli Arnderleht-Laçi do të luhet sot në orën 20:00 në Bruksel .

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy