Thaçi dha dorëheqjen/ Analisti: Kosova po kalon ditë të vështira

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Thaçi dha dorëheqjen/ Analisti: Kosova po kalon ditë të vështira

Ngritja e akuzës për Hashim Thaçin dhe disa ish-drejtues të UÇK, ngre pikëpyetje lidhur me të tashmen dhe të ardhmen e afërt të funksionimit të shtetit të Kosovës, si pasojë e paqartësisë politike që mund të krijohet në vend.

Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, analisti Adriatik Kelmendi e konsideroi ditën e sotme një nga më të vështirat që po kalon vendi.

Sipas tij, nuk ka unitet nga ana e politikës shqiptare në Kosovë për t’u ballafaquar me këtë situatë.

“Atmosfera është një nga më të zymtat. 21 vjet pas përfundimit të luftës çlirimtare nga regjimi kriminal i Millosheviçit, zë vend në titujt e mediave ndërkombëtare se Presidenti u detyrua të japë dorëheqjen me dyshimet e krimit të luftës. Pas 21 vjetësh, shumë mund edhe të mos e dinë se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Serbia ka qenë agresore dhe shqiptarët kanë qenë viktima.  Në Kosovë janë vrarë rreth 13,500 njerëz, 11 mijë janë shqiptarë. Janë dëbuar 1 milionë shqiptarë. Janë djegur sistematikisht nga regjimi shtetëror i Beogradit 120 mijë shtëpi të shqiptarëve. Në Beograd kemi dy prej liderëve më të lartë shtetëror. Vuçiç ka qenë ministër i informatave në kohën kur janë bërë krime në Kosovë, si dhe Daçiç, i cili ishte zëdhënës i partisë së Millosheviçit. Kjo është një nga ditët më të vështira që po kalon Kosova. Nuk ka një unitet të politikës shqiptare në Kosovë për t’u ballafaquar me këtë situatë dhe vazhdojnë kritikat se kush është më tepër përgjegjës për atë që po i ndodh Kosovës, duke mos reflektuar se dilet nga kjo situatë e pashmangshme.” 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy