The Guardian: Shqiptarët e Kosovës shesin pajisjet për prodhimin e kriptovalutave me çmim të lirë pas vendimit për ndalimin e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
The Guardian: Shqiptarët e Kosovës shesin pajisjet për prodhimin e kriptovalutave me çmim të lirë pas vendimit për ndalimin e tyre

Përdoruesit e kriptovalutave në Kosovë kanë nisur t’i shesin pajisjet e tyre kompjuterike të cilët mundësojnë mihjen e tyre me çmime të ulëta.

Kështu sipas raportimeve të mediumit prestigjioz britanik The Guardian, shitja e këtyre pajisjeve ka nisur të bëhet në mënyrë masive përmes rrjeteve sociale si Facebook apo Telegram.

“Grupet online të kriptove në Ballkan u dominuan nga kosovarët e tronditur që përpiqeshin të shesin pajisjet e tyre minerare – shpesh me çmime të ulëta”, thuhet në artikullin e The Guardian.

“Ka shumë panik dhe ata po e shesin ose po përpiqen ta zhvendosin pajisjet në vendet fqinje,” tha cryptoKapo, një investitor i kriptovalutave dhe administrator i disa prej komuniteteve më të mëdha të kriptove në internet në rajon.

Advertisement

Veprimi i furishëm në rrjete sociale vjen pas një njoftimi në fund të vitit nga qeveria e Kosovës për një ndalim të menjëhershëm, megjithëse të përkohshëm, të të gjitha aktiviteteve të minierave të kriptove, si pjesë e masave emergjente për të lehtësuar një krizë të dëmshme energjetike.

Bitcoin dhe kriptomonedha të tjera krijohen ose “minohen” nga kompjuterë me fuqi të lartë që konkurrojnë për të zgjidhur enigma komplekse matematikore në atë që është një proces shumë intensiv i energjisë që shpërblen njerëzit bazuar në sasinë e fuqisë kompjuterike që ata ofrojnë.

Pajisjet kompjuterike që mundësojnë mihjen e kriptovalutave

Minierat më të mëdha të kriptove mendohet se gjenden në pjesën veriore të Kosovës, ku popullsia me shumicë serbe refuzon ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe rrjedhimisht nuk ka paguar energjinë elektrike për më shumë se dy dekada.

“Numri i njerëzve që shfrytëzojnë kriptovalutat në Kosovë mendohet se është rritur shumë në vitet e fundit”, thuhet në artikullin e The Guardian.

Advertisement

Llogaritja e fundit nga indeksi i konsumit të energjisë elektrike të Bitcoin nga Universitetit të Kembrixhit sugjeron që miniera globale e Bitcoin konsumon 125.96 teravat orë energji elektrike në vit.

Megjithatë sipas artikullit The Guardian, Kosova nuk është e vetme, pasi që në shtatorin e vitit të kaluar 10 rregullatorët më të fuqishëm në Kinë u zotuan të shkatërrojnë atë që atëherë ishte industria më e madhe e minierave të kriptomonedhave në botë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy