Thrilleri në Dhërmi, si u vra dhe zhduk recepsionisti i hotelit, kush mori pjesë dhe ku u gjet viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Thrilleri në Dhërmi, si u vra dhe zhduk recepsionisti i hotelit, kush mori pjesë dhe ku u gjet viktima

Ngjarja e rëndë që ndodhi pak pas mesnate të kësaj të enjte vijon të jetë në fokus të hetimeve të policisë.

Eraldo Nevruzi 31-vjeç, sipas raportimeve të policisë, punonte në një hotel në Dhërmi si recepsionist dhe dyshohet se është vrarë nga bashkëpronari i këtij biznesi Gerald Shehu.

Trupi i viktimës u gjet pas më shumë se 24 orëve kërkime në një gurore në afërsi të fshatit Vuno. Autoritetet i kishin shtrirë kërkimet nga toka dhe ajri me dron, por ka qenë vetë autori ai i cili ka treguar për vendin se ku e kishte fshehur trupin e viktimës.

Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet në Greqi, aty ku u arretua në tentativë për tu arratisur në Angli, Gerald Shehu ka dëshmuar dhe ka treguar mbi ngjarjen e rëndë.

Advertisement

Lidhja mes autorit dhe viktimës

Por ndonëse në njoftimin e policisë thuhej se viktima Eraldo Nevruzi punonte si recepsionist, ai ka pasur njohje të mëparshme me autorin.

Të dy kanë qenë miq dhe prej pak kohësh ishin rikthyer në Shqipëri për të hapur një biznes të përbashkët.

Në momentet e para pas zbulimit të rastit dhe pas kqyrjes së kamerave, policia shoqëroi në komisariat 29 persona, disa prej të cilëve kanë deklaruar se kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por deri më tani nga autoritetet nuk është zbuluar vendi se ku ka ndodhur vrasja.

Advertisement

Pistat e mundshme

Por duke marrë në konsideratë njohjen e tyre të mëparshme, dy janë pistat në të cilat është përqëndruar policia. E para është ajo e një konflikti të çastit dhe e dyta është ajo e prishja të pazareve të drogës.

Pista e parë është marrë në konsideratë nga policia për shkak se gjatë kontrollit të ushtruar në hotel, njëra nga dhomat ka qenë e rrëmujshme dhe me çarçafë të grisur. Po ashtu, në korrikor janë parë edhe njolla gjaku.

Arrestimi i autorit

Advertisement

Gerald Shehu, 43-vjeç u arrestua ditën e djeshme në Korfuz. Pas ngjarjes së rëndë, ai kishte kaluar kufirin drejt Greqisë, në tentativë për tu arratisur për në Angli. Ai kishte prerë një biletë për në Spanjë dhe po priste të niste fluturimin, ku më pas destinacion final do kishte Anglinë. Ndërsa makina e Shehut, një Audi me targa angleze, u gjet e braktisur nga policia në Sarandë. Dëshmia e autorit para autoriteteve greke zbuloi edhe vendin se ku ishte fshehur viktima.

Arrestimi i bashkëpunëtorëve në krim

Policia e Himarës ka arrestuar këtë të premte dy të rinj nga Korça Daniel Qose 33 vjeç dhe David  Larti 30 vjeç, të cilët ishin punëtorë në hotelin ku ndodhi ngjarja.

Në dëshminë e tyre para policisë, ata kanë zbërthyer detaje nga ngjarja e rëndë. Dy punonjësit e hotelit i kanë thënë policisë se ishin detyruar nga pronari për ta ndihmuar në fshehjen e trupit. Ata kanë treguar se pas mesnatës së të mërkurës, pronari Gerald Shehu dhe Eraldo Nevruzi kanë pasur konflikt tek shkallët dhe më pas e ka qëlluar 2 herë me pistoletë.

Advertisement

Në orën 04:00 të mëngjesit të së enjtes (6 qershor), Shehu është larguar për në banesë dhe ka marrë çantën, ku më pas është larguar për në Greqi përmes pikës kufitare të Qafë Botit.

Autori Gerald Shehu dyshohet se ka ndjekur itenerarin nga Himara- Kuç- Tepelenë – Delvinë- Sarandë deri në Qafë Botë ku ka kaluar kufirin.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve që janë ushtruar në banesën e autorit Gerald Shehu, policia ka gjetur një gëzhojë. Dyshohet se kjo është gëzhoja e plumbit me të cilin ka qëlluar në kokë recepsionistin Nevruzi.

Dëshmia e recepsionistes

Advertisement

Recepsionistja e hotelit Paola Spahiu, për mediat dha një tjetër version. Sipas saj, viktima kishte ardhur si i panjohur në hotel dhe kishte kërkuar punë si barist. Por duke qenë se nuk ishte hapur bari, atij i ishte ofruar punë si recepsionist. E pyetur nga gaztearët se si e njihte viktimën Eraldo Nevruzi, ajo tha se ishte pak tip i lëvizur.

Kishte 5 ditë që kishte filluar punë. Ishte tip i lëvizur, nuk më është dukur djalë i rregullt. Eraldo erdhi këtu dhe kërkoi punë si një i panjohur, si djalë i ri”, tha ndër të tjera recepsionistja Paola Shehu./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy