Thuajse të gjitha rrugët të bllokuara më 25 maj/ Çuçi thirrje qytetarëve: Mos hajdeni në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Thuajse të gjitha rrugët të bllokuara më  25 maj/ Çuçi thirrje qytetarëve: Mos hajdeni në Tiranë

Thuajse të gjitha rrugët e Tiranës do të jenë të bllokuara më datë 25 maj, datë që pritet të zhvillohet Finalja Conference League në Air Albania. Vizion Plus ka siguruar hartën sipas të cilës pjesa më e madhe e rrugëve do të jenë të bllokuara. Konkretisht mësohet se janë 35 akse rrugore që do të ndalohet qarkullimi. Duke filluar nga bulevardet kryesore të Tiranës, rrugët pranë institucioneve të rëndësishme, rruga e Kavajës, ajo e Durrësit, Mysylm Shyri, Ibrahim Rugora, rruga e Dibrës dhe shumë akse të tjera.

 

Vizion Plus mëson gjithashtu se disa akse të tjera do të kenë qarkullim të kufizuar të mjeteve. Në këtë kategori, përshihen emergjencat dhe lejet e autorizuara, janë më shumë se 21 akse rrugore si rruga e Rinasit, ajo e Elbasanit, rruga Dritan Hoxha, Nroq- Durrës, Fushë-Krujë- Vorë, Teodor Keko, Unaza e Madhe etj.

 

Advertisement

Sipas udhëzimit të policisë mësohet se do të ketë ndalim qarkullimi edhe për mjetet e tonazhit të rëndë në rrugët interurbane kryesore dhe dytësore si Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Kamëz-Tiranë etj.
Në lidhje me këto masa, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të mos vijnë në Tiranë, pasi e mërkura do të jetë e dedikuar për sportdashësit e huaj.

 

Mos hajdeni në Tiranë. Besoj se çdo gjë është dhe do jetë në kontroll. I bëj thirrje shqiptarëve që nuk kanë biletë dhe nuk janë në Tiranë që të mos tentojnë të vijnë pasi kryeqyteti do të jetë në dispozicion të tifozerive nga Roterdami dhe Roma dhe shqiptarëve që kanë një biletë.

 

Advertisement

Çuçi ndër të tjera apeloi edhe bizneset private që ditën e mërkurë ta bëjnë ditë pushimi.

 

I bëj thirrje bizneseve që nuk kanë lidhje me finale, si bankat për shembull që siç kemi bërë me shkollat dhe institucionet shtetërore, ta shpallin të mërkurën ditë pushimi pasi e gjitha Tirana do të jetë e paralizuar. Këto ditë kemi qenë me të gjithë drejtorët me UEFEN, FSHF, bashkinë e TR që ditën e mërkurë dhe të martën ti kthejmë në ditë feste të vërtetë të mos cënojmë sigurinë për askënd nga sportdashësit.

 

Advertisement

Sa i takon sigurisë dhe rendit, Çuçi tha se uniformave blu i janë shtuar edhe ekipe policore nga Roma dhe Rotendami.

 

Ne kemi kohë që punojmë me policinë e Romës dhe Roterdamit, këto ditë na janë bashkuar ekipe të policive të tyre për të parandaluar situata të pakëndshme. nuk mund të ndalojmë njeri të vijë në Shqipëri, por mund te parandalojmë aktet e dhunës, kemi marrë të gjitha masat.

 

Advertisement

Në prag të ndeshjes Roma-Feyenoord bashkia e Tiranës ka ndarë edhe Fan Zonat për tifozët. Amfiteatri i Liqenit dhe pedonalja “Murat Toptani” do të kthehen në Fan Zone për tifozët e Romës dhe Feyenoord, ndërsa sheshi “Skënderbej” do të presë tifozë neutralë.

Thuajse të gjitha rrugët të bllokuara më  25 maj/ Çuçi thirrje qytetarëve: Mos hajdeni në Tiranë

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy