“T’i dalim zot Shqipërisë”/ Berisha: Asgjë se ndal revolucionin tonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“T’i dalim zot Shqipërisë”/ Berisha: Asgjë se ndal revolucionin tonë

Berisha permes nje dalje per mediat tha se protesta e 3 marsit është anti-Rama.

 

Ai shtoi se asgjë nuk e ndal revolucionin e opozites.

 

Advertisement

Protesta e 3 marsit është anti-Rama.Është kundër të vjedhjeve të tmerrshme që u bën shqiptarëve, kundër përzënies masive që u bën shqiptarëve, kundër thikës që futi në marrëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA, kundër përpjekjeve të tij për të shkatërruar opozitën.Protesta është: t’i dalim zot Shqipërisë.
Është një moment i rëndësishëm i revolucionit demokratik, që nuk ka më të ndalur.Dështuan në çdo përpjekje, dështoi çdo përpjekje e turpshme për të mposhtur opozitën dhe për ta vendosur atë nën kontrollin e Edi Ramës. Përpjekje unike në histori.Prapë, vështirësi ka, por aty ku u nis kjo betejë dhe ku ka arritur, asgjë nuk e ndalon këtë revolucion deri në fitoren e plotë.

 

Me tej Berisha shtroi edhe nje pyetje per ambasadoren Yuri Kim:

 

Advertisement

Kam një pyetje për zonjën Yuri Kim: A mund t’u shpjegosh shqiptarëve, në emër të kujt bëre gjithçka për të mbështetur, pas akuzave të qarta të qeverisë tënde, zyrtare, për financime ruse të Lulzim Bashës, bëre gjithçka për të mbështetur qëndrimin e tij në krye të PD.A ka lidhje kjo përpjekje e juaj me përpjekjen e McGonigal, që njëra kompani ruse të mos fitojë licencën, por të fitojë kompania tjetër, po e Gazpromit.Çfarë interesash mbronte zonja me mbështetjen e Lulzim Bashës për kryetar të PD?
Unë e ftoj Inspektorin e Përgjithshëm të hetojë qëndrimet e saj, të cilat nuk besoj kurrë se ligjet dhe se qeveria amerikane, mund të mbështeste siç mbështeti kjo me fanatizëm dhe verbëri për kryetar opozite një njeri, që raportet e inteligjencës e akuzonin për financim rus.A duhet t’u kërkojë ajo ndjesë shqiptarëve?
Çfarë i konsideron shqiptarët zonja? Është mirë të flasë, ka stërfolur në të shkallë saqë krenohej se shpallej guvernatore, kurse tani hesht si fija e barit. E vërteta është se me heshtjen e saj flet më shumë se çdo deklaratë

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy