Tirana e 5 viteve të ardhshme/ Veliaj prezanton projektet dhe premton bonus social e më shumë shkolla

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana e 5 viteve të ardhshme/ Veliaj prezanton projektet dhe premton bonus social e më shumë shkolla

Dy muaj para zgjedhjeve, Erion Veliaj, që kërkon një mandat të tretë për Bashkinë e Tiranës, premtoi për banorët e kryeqytetit në nevojë një bonus social, krahas ndihmës ekonomike që përfitojnë nga qeveria.

 

ERION VELIAJ

 

Advertisement

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Përsa kohë është shtuar 3% taksë për strehimin social, do të vijojmë të japim1000 kredi të buta dhe ndihmë për ata që kanë nevojë sociale për strehim. Për herë të parë do të fusim konceptin e bonusit social, ku mbi ndihmën ekoomikë që jep qeveria, edhe Bashkia e Tiranës të japë diçka më tepër që për bukë, libra dhe veshje askush të mos ngelet pas.”

 

Advertisement

Studentët nga ana tjetër, sipas Veliajt, do të vazhdojnë të përfitojnë jo vetëm kartën e studentit dhe subvencionimin e abonesë së urbanit për ta, por do të kenë mundësi dhe për konvikte të reja.

 

ERION VELIAJ

 

Advertisement

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“36 shkolla kemi rikosntrktuar, mbi 40 janë të reja, 9 çerdhe të reja, 34 të rregulluara. Duam të lehtësojmë procedurën për të hapur një çerdhe të re. Më përpara ligji kërkonte që ndërtesa për çerdhen të ishte më vete. Ne duam që ta kemi më të lehtë hapjen e çerdheve dhe shkollave. Pasi bëmë kartën e studentit, duam të vazhdojmë me lotin tjetër me konvikte të reja, 19 konvikte në bashkëpuim me GIZ dhe KFW gjermane.”

 

Advertisement

Duke bërë bilancet e punës 8-vjeçare në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se gjatë 5 viteve të ardhshme, do të ndërtohet Teatri Kombëtar, stadiumi i ri “Selman Stermasi”, Pallati i ri i Sportit “Asllan Rusi”, Muzeu i Tiranës si edhe do të investohet për Kopshtin Botanik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy