Tirana e blinduar për maratonën/ 4 mijë vrapues nga 50 shtete garojnë të dielën në kryeqytet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana e blinduar për maratonën/ 4 mijë vrapues nga 50 shtete garojnë të dielën në kryeqytet

Rreth 4 mijë vrapues nga 50 shtete të ndryshme të botës, janë regjistruar për të qenë pjesë e Maratonës së Tiranës, që do të mbahet të dielën e 22 tetorit. Për mbarëvajtjen e saj janë marrë një serë masash nga Bashkia e Tiranës dhe Policia e Shtetit. Kështu përveç kufizimit të qarkullimit të automjeteve si dhe bllokimit të disa akseve, në rrugë do të ndalohet edhe parkimi i mjeteve.

 

GENTJAN VOCAJ

SHEFI I QARKULLIMIT RRUGOR, BASHKIA TIRANË

Advertisement

 

“Maratona do të jetë në dy ditë në datë 21 dhe 22 tetor. Në datë 21 nga ora 09.00-11.00 do të jetë e bllokuar vetëm bulevardi “dëshmorët e Kombit”. Pjesa kryesore e maratonës është data 22. Devijimet e trafikutr do fillojnë nga ora 8 e mëngjesit deri në 15.00 ku do të jenë të bllokuara bulevardi Gjergj Fishta, Dëshmorët e Kombit, Zogu i Parë dhe Bulevardi i Ri. Po ashtu rruga Papa Gjon Pali, Myslym Shyri dhe rruga Gorge Bush.”

 

Shefi i qarkullimit rrugor në bashkinë Tiranë teksa kërkon mirëkuptimin e qytetarëve ka dhe një apel për ta.

Advertisement

 

“I apeloj qytetarëve që atë ditë ta shmangin perimetrin e maratonës pasi në rast të kundërt do të kthehen pas nga policia bashkiake.”

 

Ky është viti i shtatë që në Tiranë organizohet maratona. Edhe këtë edicion janë 4 disiplina në dispozicion të atletëve profesionistë, por edhe atyre që e kanë pasion vrapin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy