Tirana “e pushtuar” nga tifozët e huaj/ Veliaj: Kemi marrë masat, kryeqyteti është kthyer në një stadium të madh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana “e pushtuar” nga tifozët e huaj/ Veliaj: Kemi marrë masat, kryeqyteti është kthyer në një stadium të madh

Prej ditës së djeshme Tirana është pushtuar nga tifozët e huaj pasi nesër zhvillohet Finalja Conference League në Air Albania.

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një lidhje direkte me studion e lajmeve në Vizion Plus, tha se ky është një “pushtim” i ëmbël për Tiranën. Veliaj theksoi se e gjithë Tirana është kthyer në një stadium të madh. Kryebashkiaku tha se kemi mundësinë për të treguar kartolinën e një Tirane moderne .

 

Advertisement

“Ky është një pushtim i ëmbël për Tiranën. Janë njerëz që vijnë shpënzojnë, kosumojnë, flenë nëpër hotele, konsumojnë në për lokale, bare restorante.Besoj që jo vetëm 100 mijë, por edhe shumë qytetarë nga Kosova, Mali i zi vijnë pa biletë për atmosferën. E gjithë Tirana është kthyer në një stadium të madh. Të gjithë do të tregohemi miqësor, dhe nesër që vjen fluksi i madh kemi mundësi për të treguar kartolinën e një Tirane moderne dhe besoj që të gjithë ata që vijnë do të shikojnë një vend europian që po zhvillohet me shpejtësi”, tah Veliaj.

 

Ai theksoi se janë marrë të gjitha masat që të mos ketë mungesë pijesh dhe ushqimesh për tifozët.

 

Advertisement

“Sot kemi inspektuar të gjitha fan zonat. Do të lejojmë gjatë gjithë ditës nesër furnizmimin me materiale kryesore me ushqime e pije. Unë besoj që s’ do të kemi situate nga ato që ndodhën në vende të tjera ku s’kishte mjaftueshëm për të ngrënë e për të pirë. I kemi marrë masat” u shpreh Veliaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy