Tirana Europian Youth Capital, Veliaj: “Ky është viti ynë! Secili prej jush ka mundësi ta ndryshojë botën”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana Europian Youth Capital, Veliaj: “Ky është viti ynë! Secili prej jush ka mundësi ta ndryshojë botën”

“Secili prej jush ka mundësi ta ndryshojë botën”.

 

Me këtë mesazh i është drejtuar kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj të rinjve të pranishëm në pallatin e Kongreseve në eventin e hapjes zyrtare të aktiviteteve të Tirana Europian Youth Capital.

 

Advertisement

“A mund ta ndryshoni shkollën tuaj, a mund ta ndryshoni klasën tuaj, veten tuaj, sepse një njeri që ndryshon veten mund të ndryshojë një klasë e një njeri që ndryshon një klasë ndryshon një shkollë e një njeri që ndryshon një shkollë ndryshon një qytet, një njeri që ndryshon një qytet ndryshon një komb, një njeri që ndryshon një komb mund të ndryshojë një kontinent dhe një njeri që ndryshon një kontinent mund të ndryshojë botën. Ti mund të ndryshosh botën! Edhe ti mund ta ndryshosh botën. Secili prej jush ka fuqinë dhe energjinë ta ndryshojë botën,” tha ai.

 

Veliaj u shpreh se ky është viti i Tiranës por edhe i gjithë të rinjve. “Ky është momenti ynë, kjo është koha jonë, kjo është dita jonë dhe ky është viti ynë, si Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë. Kemi punuar shumë për këtë ditë dhe jam sot i përulur, jam sot me gjithë respekt, me gjithë dashuri, me gjithë falënderime për qindra çuna e goca që kanë punuar për tre vite që sot Tirana të ishte Kryeqytet Europian i Rinisë. Ju them me gjithë zemër: Faleminderit! Një mikpritje tironse të gjithë atyre që na kanë ardhur sot nga shumë vende të botës, atyre që na kanë ardhur nga Anglia, Italia, Franca, nga Greqia, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi. Nëse ju kam harruar, ju duam shumë. Welcome to Tirana!” përshëndeti në fjalën e tij kreu i Bashkisë.

 

Advertisement

Viti i cili ka në qendër rininë dhe e kthen Tiranën në epiqendrën e rinisë europiane u cilësua nga kryebashkiaku si shansi më i madh i Shqipërisë dhe i Tiranës.

 

“Sot, – tha ai, – kemi një shans, kemi një instrument në dorë që quhet kryeqyteti Europian i Rinisë dhe ne shqiptarët e dimë si përballojmë sfidat. Ne rrëzohemi, por edhe ngrihemi shpejt bashkë. Ne kemi pasur dy vite të vështira edhe me tërmetin, edhe me pandeminë, por në momentet më të vështira ne kuptuam që kishim çuna e goca që trokitën në çdo derë me një kuti ushqimesh, me një kuti ilaçesh, me një telefonatë, një nevojë për ndihmë. Ndaj miqtë e mi kur kaluam këto histori të vështira si tërmeti dhe pandemia, imagjinoni çfarë mund të bëjmë në këtë vit, kur pandemia po shkon drejt fundit, ku pasojat e tërmetit po zgjidhen dhe kemi një mundësi që të festojmë dhe të punojmë si Kryeqyteti Europian i Rinisë”.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy