“Tirana International Film Festival”/ “Zgjoi”, premiera e parë që çel siparin e festivalit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Tirana International Film Festival”/ “Zgjoi”, premiera e parë që çel siparin e festivalit

Filmi“Zgjoi”(Hive) është premiera e parë që çel siparin e festivalit të filmit në Tiranë. Filmi me regji nga Blerta Bashollit është fitues i tre çmimeve kryesore në “Sundance Film Festival 2021”, festivalin më të rëndësishëm në SHBA.

Edicioni i 19 i “Tirana International Film Festival” do të startojë më datë 24 shtator në sallën e kinema Millennium-it dhe do të drejtohet nga drejtori Agron domi.

Në TIFF do të shfaqen 112 filma në kompeticion në të gjitha kategoritë dhe zhanret kinematografike dhe do të jenë 110 filma jashtë kompeticionit me programet speciale.

Ky edicion shënoi një numër rekord aplikimesh prej 2950 filmash nga 118 vende të botës edhe për faktin se TIFF është Oscar qualifying dhe është një mundësi e madhe për ta të nominohen për “Academy Aëards”. Nga 40 vende të Europës janë 1706 filma, nga 11 vende të Amerikës së Veriut 558 filma, nga 8 vende të Amerikës së Jugut 66 filma, nga 38 vende të Azisë 530 filma, nga 17 vende të Afrikës 34 filma dhe nga 4 vende të Australisë dhe Oqeanisë 56 filma.

Advertisement

Festivali i filmit do të mbyllet më datë 30 shtator po me një premierë kombëtare, siç është filmi “Looking for Venera” nga Norika Sefa, fitues i disa çmimeve në festivale të huaja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy