Tirana kërkon lirimin e policëve/ Xhaçka i bën thirrje Serbisë, Berisha: KFOR dhe ndërkombëtarët të ndërhyjnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana kërkon lirimin e policëve/ Xhaçka i bën thirrje Serbisë, Berisha: KFOR dhe ndërkombëtarët të ndërhyjnë

Qeveria dhe opozita shqiptare i kanë bërë thirrje autoriteteve serbe të lirojnë 3 policët kosovarë të rrëmbyer një ditë më parë. Nga foltorja e parlamentit, ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, deklaroi se ka komunikuar me komandantin e KFOR dhe Shqipëria po bën çdo përpjekje për lirimin e tyre.

 

Ndërkohë që lideri i opozitës, Sali Berisha, e cilësoi akt terrorist rrëmbimin e 3 policëve shqiptarë.

 

Advertisement

OLTA XHAÇKA

 

MINISTRE PER EVROPEN DHE PUNET E JASHTME

 

Advertisement

“Është e domosdoshme të ruhet qetësia dhe është e domosdoshme që Serbia të lirojë 3 policët. Ne kemi bërë përpjekje aktive që lirimi i 3 policëve të kufirit të ndodhë, por jemi të qëndrimit që ata nuk kanë bërë vepër penale dhe nuk kane kërcënuar sigurinë e Serbisë”. 

 

SALI BERISHA

 

Advertisement

“I bëj thirrje KFOR-it, i bëj thirrje Komunitetit Ndërkombëtar të ndërhyjë për lirimin e menjëhershëm të policëve të rrëmbyer, rikthimin e menjëhershëm të tyre në vendin e tyre, dhe dënimin e atij i cili sillet si një fqinj zuzar që nuk njeh ligj të brendshëm dhe as ligj ndërkombëtar, Aleksandër Vuçiç”

 

Ministrja e jashtme, Xhaçka, ka reaguar edhe ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës, për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me targa serbe.

 

Advertisement

OLTA XHAÇKA

 

“Qeveria e Kosovës ka sqaruar që nuk bëhet fjalë për masa tregtare ekonomike, por për masa sigurie. Mbetet të shohim se çfarë do të thotë kjo në realitet. Ne shpresojmë që kjo të mos ndodhë, pasi vetëm sa do të përshkallëzonte më shumë situatën”

 

Advertisement

Në emër të qeverisë shqiptare, shefja e diplomacisë, Olta Xhaçka, i bëri apel Prishtinës zyrtare të bashkëpunojë me faktorin ndërkombëtar, për qetësimin e situatës dhe rinisjen e dialogut.

 

OLTA XHAÇKA

 

Advertisement

“Duhet të ndalet thellimi i hendekut të qëndrimeve me SHBA e BE sepse pasojat janë vërtet të rënda.”

 

Por opozita ka artikuluar akuza të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për qasjen e tyre ndaj Kosovës. Ish-kryeministri Berisha akuzoi qeverinë se po dëmton interesat e Kosovës, duke propozuar një draft për asociacionin e duke anuluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare.

 

Advertisement

SALI BERISHA

 

“Në një akt kombëtar, antishqiptar, duke konsideruar Kosovën, jo si një vend të pavarur, por një vend vasal, anuloi takimin me qeverinë e Kosovës, sepse ajo nuk pranoi të diskutojë për draftin e tij të marrë në sirtaret e Vuçiç.”

 

Advertisement

Përgjatë gjithë seancës së sotme, opozita kërkoi që parlamenti të fokusohej tek diskutimet rreth situatës në Kosovë, por kjo kërkesë u hodh poshtë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy