Tirana në protestë, këto janë rrugët ku do të bllokohet qarkullimi nesër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana në protestë, këto janë rrugët ku do të bllokohet qarkullimi nesër

Protesta që pritet të zhvillohet pasditen e nesërme në orën 17:30 nga “Rithemelimit”, ka vendosur në gatishmëri Policinë e Shtetit, të cilët kanë prezantuar një plan masash paraprak.

Burime nga policia bëjnë me dije se në dispozicion do të jenë mbi 1100 forca të policie, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat, Garda e Republikës dhe RENEA. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe në të gjithë perimetrin rreth saj. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike.

Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

Policia bën me dije se segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj janë:

Advertisement

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy