Tirana nën “pushtetin” e motit të keq, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme në rrugë sot dhe nesër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana nën “pushtetin” e motit të keq, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme në rrugë sot dhe nesër

Tirana dhe disa qytete të Shqipërisë janë përfshirë prej mëngjesit të ditës së sotme nga një mot i paqendrueshëm.

Reshjet me intensitet të lartë të shiut dhe ra e fortë kanë “paralizuar” disa nga qytete e vendit.

Ndërkohë që edhe Tirana prej disa orësh ndodhet nën pushtetin e motit të keq, çka ka sjellë rëndim të trafikut si dhe ka vështirësuar edhe lëvizjen e qytetarëve në rrugë për shkak të ujërave.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Facebook ju bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë ditës së sotme dhe nesër për shkak të motit të rëndduar.

Advertisement

Ndërsa fton qytetarët që kanë nevojë për ndihmë të raportojnë çdo problem në aplikacionin “Tirana Ime”.

Postimi i Veliajt:

Sot pasdite dhe nesër parashikohet mot i rënduar, me erë dhe reshje. 🌧☔

Ju lutem 🙏🏻, shmangni lëvizjet jo emergjente në orët në vijim dhe për çdo problematikë raportoni te aplikacioni “Tirana Ime” ose 📲 telefononi 1⃣1⃣2⃣.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy