Tirana përgatitet për Samitin/ Charles Michel dhe Ursula von Der Leyen mberrijnë sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana përgatitet për Samitin/ Charles Michel dhe Ursula von Der Leyen mberrijnë sot

Presidentët e Këshillit dhe Komisionit Evropian, Charles Michel dhe Ursula Von Der Leyen janë liderit e parë të Bashkimit Evropian që mbërrijnë në Tiranë një ditë para samitit. Po aq 24 orë para do të jenë edhe disa prej krerëve të Ballkanit Perëndimor. Mbetet ende e pazyrtarizuar nëse presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të marrë pjesë në samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor apo do ta bojkotojë atë, siç është deklaruar.

 

 

Të gjithë liderit e tjerë mes të cilëve presidenti francez Emmanul Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz mbërrijnë mëngjesin e së martës ku bashkë më udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor do të priten nga kryeministri Edi Rama në sheshin “Italia”.

Advertisement

 

 

 

Ulja në tryezën e diskutimeve do të prihet nga nënshkrimi i marrëveshjes për nisjen e procesit për heqjen e tarifës Roaming mes vendeve të BE-së dhe të Ballkanit.

Advertisement

 

 

Pasojat nga agresioni Rus në Ukrainë dhe bashkërendimin e qëndrimeve e masave ndëshkuese ndaj Rusisë janë kryeçështjet, për të cilat në mbyllje të samitit do të ketë edhe një deklaratë të përbashkët.

 

Advertisement

 

Nga BE, Ballkani Perëndimor pret një sinjal të fortë për të ardhmen e tij në familjen evropiane. Në verë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hapën negociatat anëtarësuese, por pyetja që mbetet është nëse procesi i zgjerimit është një prioritet i BE-së.

 

 

Advertisement

Në mbyllje të punimeve do të jenë presidentët e Këshillit dhe Komisionit Evropian, Charles Michel, Ursula Von Der Leyen dhe kryeministri Edi Rama që do të dalin para mediave.

 

 

Pak orë nga nisja e samitit mes BE dhe BP, të parit që mbahet në një vend të Ballkanit Perëndimor, rrugët, kryesisht ato ku do të kalojnë liderët janë zbukuruar me flamuj dhe portrete të personaliteteve shqiptare dhe evropiane.

Advertisement

 

 

Përveç masave të jashtëzakonshme të sigurisë, masa të tjera po merren edhe për pastërtinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy