Tirana prezanton trajnerin e ri, Orges Shehi shprehet optimist

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana prezanton trajnerin e ri, Orges Shehi shprehet optimist

Orges Shehi është trajneri i ri i skuadrës së Tiranës. Largimi i Nevil Dedes pak minuta para ndeshjes me Lacin tronditi jo pak kampin bardheblu megjithatë drejtuesit e klubit iu vunë menjëherë punës për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Mesditën e kësaj të mërkure, Shehi u prezantua përpara mediave ndërsa tha se është gati për ta ngjitur Tiranën aty ku meriton.

 

Orges Shehi / Trajneri i Tiranës

Advertisement

“Krenar që jam pjesë e klubit më të titulluar në vend. Duke pasur më shumë tituj në vend, presioni rritet. Kemi një rrugë të gjatë për të bërë përpara. Skuadra do të tentojë të ngjitet sa më lart. Hapat t’i marrim avash. Objektivat dihen për të qenë gjithmonë në majë.”

 

I pranishëm në konferencë ishte dhe presidenti i klubit Refik Halili i cili nuk mund t’i shmangej dot pyetjes lidhur me ndikimin që ai ka në zgjedhjen e lojtarëve në fushë.

REFIK HALILI / President i KF TIRANES

Advertisement

Kam dëgjuar disa trajnerë për sa i përket ndërhyrjes, s’po i përmend emrat. Nëse kanë thënë Halili futet në formacion merreni të mirëqenë, ju e dini. Nuk i jam i çmendur, jam shumë i kujdesshëm në këtë drejtim. Nuk bëj marrëzira. Trajneri vendos. Kur të thotë pronari shko në një vend tjetër. Nuk është gjë e keqe, por e mirë. Puna bëhet në bashkëpunim me drejtorë futbollistë.

 

Edhe Kukësi prezantoi teknikun me te ri në skuadër Mirsel Josa, një emër i njohur në Superligën shqiptare. Trajneri i ri i verilindorëve u shpreh se nuk iu desh kohë të bindej për projektin e klubit ndërsa shpalosi dhe objektivat e tij.

Ne do të mundohemi për Kupën e Shqipërisë, jemi në garë për vendin e dytë dhe tretë tha tekniku 57-vjeçar.

Advertisement

Mirel Josa vjen në krye të pankinës verilindore pas dorëheqjes se Skënder Geges një muaj më parë ndërsa klubi drejtohej nga zv trajneri Rrahman Hallaci.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy