Tirana vishet me flamurin e Ukrainës në 32-vjetorin e Pavarësisë, Veliaj: Do vazhdojmë mbështetjen tonë për popullin e forcës dhe dinjitetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana vishet me flamurin e Ukrainës në 32-vjetorin e Pavarësisë, Veliaj: Do vazhdojmë mbështetjen tonë për popullin e forcës dhe dinjitetit

Ukraina feston sot 32-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në këtë ditë të shënuar për vendin që sot po përballet me agresionin rus, Tirana është veshur me flamurin kombëtar dyngjyrësh ukrainas.

 

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj i cili ka postuar edhe foto të kryeqytetit që solidarizohet sot me Kievin shkruan në një postim në rrjetet sociale se Shqipëria do e mbështesë popullin ukrainas në këtë luftë për mbrojtjen e pavarësisë.

 

Advertisement

“Gëzuar kremtimin e Ditës së Pavarësisë për popullin e forcës, dinjitetit, shpresës dhe demokracisë, popullit të Ukrainës! Jemi krenarë të vazhdojmë mbështetjen tonë ndaj Ukrainës në luftën për mbrojtjen e pavarësisë,” shkruan Veliaj.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy