Tirana: Vulin, deklarata provokuese, Ministria e jashtme thërret ambasadorin serb dhe i kërkon sqarime: Presim reflektim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana: Vulin, deklarata provokuese, Ministria e jashtme thërret ambasadorin serb dhe i kërkon sqarime: Presim reflektim

Ministria e jashtme ka thirrur një ditë më parë ambasadorin serb në Tiranë Slobodan Vukčević për ti kërkuar sqarime në lidhje me deklaratat e zëvendëskryeministrit Aleksandër Vulin rreth takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Ministria i përcolli diplomatit serb qëndrimin se Tirana zyrtare pret reflektim të menjëhershëm nga Beogradi zyrtar për këto deklarata të dëmshme dhe të përsëritura.

“Deklarata provokuese e zyrtarit serb është në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit. Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë”, sqaroi në një njoftim për mediat ministria e jashtme.

Një ditë më parë zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vulin në një intervistë për një media serbe deklaroi se takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi ishte promovim i Shqipërisë së madhe.

Advertisement

“Shqipëria e madhe mund te ndalet vetëm nga serbet dhe bota serbe, por gjithashtu edhe nga greket; te dashurit greke mendoni për këtë”, tha Aleksandër Vulin zv/kryeministëri i Serbisë.

Numri 2 i qeverisë serbe theksoi se njohja e Kosovës nga Greqia si dhe anëtarësimi i Kosovës në këshillin e Evropës do të ishin një kontribut i rëndësishëm në krijimin e Shqipërisë së madhe./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy