Tiranë, 8 mijë gjoba çdo javë/ Në 11 muaj u proceduan penalisht 627 shoferë të dehur 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tiranë, 8 mijë gjoba çdo javë/ Në 11 muaj u proceduan penalisht 627 shoferë të dehur 

Më shumë se 600 drejtues mjetesh në kryeqytet janë kapur nën efektin e alkoolit përgjatë vitit 2022. Policia Rrugore për Vizion Plus ka bërë një bilanc të punës për këtë vit, duke nënvizuar se janë me mijëra masa administrative të ndërmarra për të gjithë shkelësit.

 

OLTA LAMI

 

Advertisement

SPECIALISTE NE POLICINE RRUGORE

 

Për një periudhë 11 muaj janë proceduar penalisht 627 drejtues mjetesh të cilët janë konstatuar në drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. Ndërkohë janë pezulluar dhe janë marrë masa administrative për 3500 drejtues mjetesh, si në zbritje pikësh, heqje të lejes së drejtimit, apo masa administrative në vlerë gjobe.

 

Advertisement

Më problematike për rrugoren e Tiranës mbetet fundjava, pasi moshat e reja konsumojnë alkool në klubet e natës dhe më pas drejtojnë mjetet e tyre.

 

Kryesisht target grupi janë nga 35 deri në 40 vjeç, por në fundjavë gjatë kontrolleve të shumta që ne kryejmë, sidomos pranë klabeve të natës janë moshat 20 deri në 25 të konstatuar më shumë nën efektin e alkoolit.

 

Advertisement

Shifra të larta të vërejtura nga policët e rrugores u takojnë edhe përdoruesve te drogës.

 

Që në muajin Prill që është vënë në përdorim pajisja Aquila-Scan, që është një pajisje drogë-testuese, gjatë pikave të kontrollit të organizuar nga Policia Rrugore janë proceduar 90 drejtues mjetesh nën efektin e lëndëve droguese.

 

Advertisement

Mesatarisht Policia Rrugore e Tiranës vendos në një javë mbi 8000 gjoba. Një pjesë e tyre janë pasojë e përdorimit të pajisjeve të  teknologjike si Droni Edukues, apo radarët të cilët identifikojnë çdo parregullsi.

 

Përdorimi i celularit, mosvendosja e rripit të sigurimit, parakalimet e gabuara si dhe shpejtësia tej normave mbeten shkelet kryesore që bëjnë drejtuesit e mjeteve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy