Tiranë/ Hapen 2.087 biznese të reja në janar-qershor, çelen mbi 1.000 sipërmarrje shërbimesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tiranë/ Hapen 2.087 biznese të reja në janar-qershor, çelen mbi 1.000 sipërmarrje shërbimesh

Pandemia ka vijuar të shkaktojë dinamika të forta në ekonominë e kryeqytetit veçanërisht përsa i përket çeljeve të bizneseve të reja, kryesisht për shkak të rrugëve innovative që duhet të përshtatin kompanitë për shkak të kufizimit të lëvizjeve.

 

Bashkia e Tiranës raporton se gjatë tremujorit të dytë të këtij viti janë hapur 2.087 biznese të reja. Ritmi është përafërt me tremujorin e parë të këtij viti, kur numri i bizneseve të reja të regjistruara në Tiranë ishte 2,061, por shumë më i lartë nga tremujorët e mëparëshëm, kur numri i tyre luhatet në një vlerë mesatare prej rreth 1.700 subjektesh në tremujor.

 

Advertisement

Mbi 1 mijë prej këtyre bizneseve të reja janë njësi shërbimesh, ndërsa rreth 600 janë njësi shitjesh me pakicë. 354 prej kompanive të reja janë subjekte sekondare, të dominuara nga njësitë e shitjes me pakicë.

 

Diçka më e qetë ndërkohë shfaqet dinamika e bizneseve të mbyllura, përtej pritshmërive fillestare që Pandemia do detyrojë shumë kompaninë të ndërprisnin aktivitetin. Trendi I mbylljes së kompanive rezulton I përafërt me atë të viteve të mëparshme.

 

Advertisement

Sipas shifrave të Bashkisë Tiranë, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti janë mbyllur në total 589 sipërmarrje, ndërsa në tremujorin e parë 482. Për efekt krahasimi, shifrat tregojnë se në tremujorin e dytë 2019 janë mbyllur në Tiranë 610 biznese, ndërkohë që në vitin 2020 shifra është 372.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy