Tjetër aksident në Fier, makinat përplasen me njëra-tjetrën dhe përfundojnë në kanal

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tjetër aksident në Fier, makinat përplasen me njëra-tjetrën dhe përfundojnë në kanal

Një tjetër aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Fier.

Në aksin rrugor Fier- Patos, në vendin e quajtur “ Kthesa e Portezës” dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar më pas në kanalin anës rrugës.

Në vendngjarje ka mbërritur policia ndërkohe që ende nuk dihet nëse ka të plagosur.

Edhe pak minuta më parë, në aksin rrugor, Fier-Seman, në fshatin Ferm Çlirim u përplasën dy automjete. Nga ky aksident mbetën të lënduar dy drjetuesit e mjeteve si dhe dy pasagjere që ndodheshin në një nga makinat. Të lënduarit u transportuan në spital për ndihmë mjekësore./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy