Tjetër bazë armatimi në Durrës, policia arreston dy persona, sekuestrohen automatikë dhe municione

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tjetër bazë armatimi në Durrës, policia arreston dy persona, sekuestrohen automatikë dhe municione

Një tjetër bazë armësh të rënda është zbuluar nga policia. Pas hetimeve disa mujore nga blutë e Durrësit ku janë përfshirë edhe përgjimet është arritur që të goditet një grup kriminal që furnizonte grupe të tjera me armë zjarri.

Në pranga kanë rënë dy persona. Të arrestuarit janë Hekuran Troplini dhe Emiljano Pasho të dy banues në fshatin Shkallnur të Durrësit.

Në total efektivët kanë arritur sekuestruar 4 armë zjarri kallashnikovë, 20 krehra, qindra fishekë luftarakë, 4 celularë, 1 motomjet, një sasi lënde e dyshuar cannabis dhe një shumë parash.

Nga hetimet dyshohet se dy të rinjtë, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë muajve të fundit, kanë shitur sasi armatimi dhe municioni luftarak.

Advertisement

Ndërkohë që hetuesit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Dy të arrestuarit akuzohen për trafik armësh dhe shitje narkotikësh.

Vetëm pak ditë më parë në Vlorë u zbulua një nga bazat më të mëdha të armatimit në funksion të grupeve kriminale. Aty u gjetën snajperë, armë të ndashme me silenciatorë, radio policie etj. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy