Tjetër vatër zjarri në Mat/ Era përhap me shpejtësi flakët (Foto+Video)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tjetër vatër zjarri në Mat/ Era përhap me shpejtësi flakët (Foto+Video)

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në masivin pyjor të fshatit Lam i Madh në Mat.

 

Zjarri është aktivizuar në ekonomi pyjore me Ah, ndërsa ka nisur menjëherë ndërhyrja për shuarjen e flakëve të cilat ndihmohen nga era e fortë duke u përhapur me shpejtësi.

 

Advertisement

Për të fikur zjarrin janë angazhuar ekipi zjarrfikës  i Bashkisë Mat, specialistët e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor pranë kësaj bashkie, forcat e Armatosura të Detashmentit të Mbështetjes Rajonale Burrel dhe banorë të zonës.

 

Terreni i thyer malor dhe mungesa e rrugës automobilistike e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjet zjarrfikës, ndërsa neutralizimi i flakëve po bëhet me pompa shpine e mjete të tjera rrethanore.

 

Advertisement

Advertisement

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy