Toka me kanabis në Poliçan dhe Dimal, mes të arrestuarve edhe një kryeplak

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Toka me kanabis në Poliçan dhe Dimal, mes të arrestuarve edhe një kryeplak

Goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike ne Polican dhe Bashkine Dimal te qarkut Berat. Tre persona jane arrestuar, mea te cileve edhe nje kryeplak.

Shërbimet e Policisë së DVP Berat, në bazë të informacioneve të siguruara si dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Zhitom i Vogël, Poliçan dhe në fshatin Bistrovicë, Dimal bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan, arrestuan në flagrancë shtetasin M.S., 60 vjeç, banues në fshatin Zhitom i Vogël, pasi në afërsi të tokës së tij u gjetën bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë dhe shtetasit P.Q., 56 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Zhitom i Vogël dhe J.L., 52 vjeç, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim Krimi.

Advertisement

Nderkohe ne bashkine Dimal u shpall në kërkim shtetasi Sh.Dh., 46 vjeç, banues në fshatin Bistrovicë, Dimal, pasi në ullishten në pronësi të tij u gjetën bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi J.A., 70 vjeç, me detyrë Kryetar i fahatit Bistrovicë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy