Trafikantët tentojnë të shtypin policët, kishin fshehur drogë në arkat me banane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trafikantët tentojnë të shtypin policët, kishin fshehur drogë në arkat me banane

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit pasi iu gjetën në makinë 8.5 kg kanabis.

 

Efektivet kishin marrë të dhëna se një automjet tip “Benz” po transportonte lëndë narkotike, ndaj kanë nisur kontrollet për ta ndaluar.

 

Advertisement

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” që kishte lëndën narkotike në automjet, pasi ka parë shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësisë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në pikën e kontrollit.

 

Patrullat e Policisë u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur ndalimin e mjetit, së bashku me dy personat që qarkullonin me këtë automjet.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit, gjetën dhe sekuestruan 8.5 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, të vendosur në arka bananesh.

 

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. N., 30 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë (drejtues i mjetit) dhe G. R., 36 vjeç, banues në Burrel (pasagjer në mjet).

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy