Trafikim ndërkombëtar i kokainës/ Arrestohen 24 veta në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trafikim ndërkombëtar i kokainës/ Arrestohen 24 veta në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

Mbi 200 forca policie kanë marrë pjesë në një megaoperacion të zhvilluar në zonën e Kalabrisë në Itali, për goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike ku të përfshirë ishin edhe shqiptarë.

 

Hetimet kishin nisur prej vitit 2019-të pasi dyshohej se një grup italian në bashkëpunim me bandat shqiptare dhe ato braziliane po zhvillonte një trafik ndërkombëtar droge.

 

Advertisement

Grupi kriminal levizte sasi të mëdha kokaine, e cila ne shumicen e rasteve shpërndahej në Europë.

 

Sipas mediave italiane rrjeti, i cili përdorte celularë të koduar ose kabina telefonike publike për të komunikuar, lidhej me organizata të ndryshme që kishin bazat e tyre operacionale në Shqipëri dhe Brazil.

 

Advertisement

24 masa arresti u ekzekutuan, ndersa hetimet grupin kriminal dhe perfshirejne personave te tjere vijojne.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy