Trafikonin kanabis nga SHBA drejt Shqipërisë përmes postës, dy në pranga dhe një në kërkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trafikonin kanabis nga SHBA drejt Shqipërisë përmes postës, dy në pranga dhe një në kërkim

Dy persona janë arrestuar dhe një i tretë është shpallur në kërkim nga blutë e Tiranës, pasi akuzohen se trafikonin lëndë narkotike nga SHBA drejt vendit tonë përmes shërbimit postar.

Policia njofton se ka sekuestruar 5 kg kanabis, me vlerë 90 mijë euro, e cila do të shitej nga të rinjtë/

Në kuadër të operacionit “Çikago” u arrestua Gledis Dikellari, ndërsa i arrestuari tjetër është 16 vjeç. Po ashtu, u shpall në kërkim shtetasi S. K., 23 vjeç.

Gjithashtu policia sekuestroi 5 aparate celulare, 8000 euro dhe shuma të tjera parash./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy