Tragjedia me dy të vdekur në Lushnjë, lihet në burg sipërmarrësi i punimeve, mohon akuzat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjedia me dy të vdekur në Lushnjë, lihet në burg sipërmarrësi i punimeve, mohon akuzat

Sipërmarresi i punimeve në magazinën e shërbimeve të deputetit të Lushnjës, Bujar Çela ka dalë sot  para togave të zeza në gjykatën e Fierit,  për tu njohur me masën e sigurisë.

Leonard Gjini, është personi i vetëm i arrestuar një javë pas shpërthimit të bombulës , ku mbetën te vdekur babai dhe djali i tij, dhe u plagosën 7 të tjerë përfshirë dhe dëmet e mëdha materiale në banesat dhe bizneset pranë.

Ne gjykatën e Fierit, në seancën me gjyqtare Dorina Alushi, prokurore të pranishme Elona Gixhari, Lorena Salillari, dhe avokat Arben Zaimi, 32 vjecarit Gjini, i është  dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”,  për veprën penale të shkeljes se rregullave të mbrojtjes në punë  me pasoja te renda”.

I arrestuari nuk e ka pranuar akuzën, me pretendimin se ka lidhur kontratë të rregullt me deputetin për  të ndërtuar magazinën, por kompania e tij nuk e nisi kurrë punën dhe se punetorët që ishin të pranishëm në  objekt ditën e shpërthimit nuk njiheshin prej tij dhe nuk ishin të kompanisë së ndërtimit që ai ka.

Advertisement

Megjithatë gjykata e Fierit e ka mbajtur në burg me arsyetimin se pavarësisht mos fillimit të punës nga kompania Gjini, ai duhet të ndalonte punimet nga të tjerët, pasi vetëm ai ishte i autorizuar me kontratë  ndërtimi.

Ndërkohë avokati i të ndaluarit Arben Zaimi kërkoi vleftësimin e paligjshëm të ndalimit dhe vendosjen e masës së sigurimit garanci pasurore./vizionplus.tv 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy