Tragjedia në Himarë/ Meta: Kronikë e paralajmëruar, polici i papërgjegjshëm i mori jetën një fëmije

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjedia në Himarë/ Meta: Kronikë e paralajmëruar, polici i papërgjegjshëm i mori jetën një fëmije

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarët për tragjedinë në Himarë.

Ai e konsideroi vrasjen e fëmijës nga gomonia e drejtuar prej efektivit të policisë Arjan Tase si një kronikë të paralajmëruar, duke renditur edhe 2 ngjarjet e mëparshme në bregdetin e Jugut, ku 3 pushues mbetën të lënduar.

Advertisement

Meta tha se një punonjës policie i papërgjegjshëm i mori jetën një fëmije 7 vjeç, duke shkaktuar një tragjedi të pangushëllueshme.

Një punonjës dhe drejtues i Policisë së Shtetit i mori jetën nga pakujdesia, nga arroganca, nga mungesa e përgjegjshmërisë një vogëlusheje 7 vjeçare duke shkaktuar një tragjedi të pangushëllueshme për familjen dhe familjarët. Një tronditje të rëndë jo vetëm për pushuesit e shumtë por mbarë opinionin publik. Kjo ishte një vrasje e paralajmëruar.

Advertisement

Raste të tilla kemi pasur edhe në Radhimë dhe në shumë zona të tjera të vendit. Situata ka qenë dhe mbetet katastrofike. Ku shkojnë miliona euro për sigurinë në plazhe. Si mund të dilet dhe të thuhet se përgjegjësia është individuale. Qytetarët janë të bindur se arroganca që drejton shpesh drejtuesit që minojnë besimin e qytetarit të shumë policë të tjerë nuk ndodhin rastësisht. Edhe personi që ka kryer veprën e rënë rezulton të ketë qenë i dënuar dhe i riintegruar në forcat e policisë së shtetit”, tha Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy