Tragjedia në Qafë-Muzinë/ Meta: Ndaj dhimbjen e thellë për 5 viktimat e aksidentit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjedia në Qafë-Muzinë/ Meta: Ndaj dhimbjen e thellë për 5 viktimat e aksidentit

Presidentit Ilir Meta shpërndau nje mesazh ngushellimi per familjet e viktimave te 5 personave qe humben jeten ne aksidentin tragjik në Qafë-Muzinë

 

Kreu i Shtetit shkruan se ndihet thellësisht i pikëlluar për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Qafë-Muzinë.

 

Advertisement

Ndaj dhembjen e thellë dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe të gjithë solidaritetin familjarëve të tyre!Të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë dhe i përgëzoj autoritetet shëndetësore për kujdesin dhe ndihmën që po u japin në këto momente të vështira!

 

Presidenti Meta i bën apel drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshëm në timon ndërsa apeloi edhe strukturat e policisë rrugore që të bëjnë maksimumin për parandalimin e këtyre ngjarjeve tragjike.

 

Advertisement

Një apel të fortë u bëj të gjithë qytetarëve për të udhëtuar me shumë kujdes dhe dëshmuar përgjegjshmëri të lartë në drejtimin e automjeteve, në mënyrë që të tilla tragjedi tronditëse të shmangen në të ardhmen.E nxis Policinë Rrugore dhe çdo strukturë tjetër përgjegjëse, që në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik, të marrin çdo masë efektive për parandalimin e aksidenteve kaq të rënda, që fatkeqësisht po bëhen kaq të shpeshta në rrugët e Shqipërisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy