Tragjedia në Tetovë, koordinatori i spitalit: Gjithçka ndodhi në 3-5 minuta, ishte e çuditshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjedia në Tetovë, koordinatori i spitalit: Gjithçka ndodhi në 3-5 minuta, ishte e çuditshme

Ndërsa kanë kaluar më shumë se 24 orë, ende nuk janë identifikuar të gjitha viktimat e tragjedisë në në Tetovë. Koordinatori i Qendrës COVID në Tetovë, Gazim Nuredini deklaroi se e gjithë ngjarja zgjati 3-5 minuta.

Sipas tij, gjatë asaj kohe të pranishmit arritën të shpëtojnë vetëm 12 pesona, pasi flakët mbuluan të gjithë hapsirën në pak minuta.

“Gjithçka zgjati 3-5 minuta. Ekipet mjekësore, stafi dhe njerëzit që ishin jashtë, të afërmit që donin të komunikonin me ne ata të gjithë ndihmuan dhe gjithçka ndodhi në 3 minuta. Vetëm ata 12 pacientë mbijetuan gjatë asaj kohe. Të tjerët nuk patën sukses sepse flakët mbuluan të gjithë hapësirën në 3 minuta”, -tha Nuredini.

“Ishte e çuditshme për mua …nëse do të ishte dru i thatë nuk do të digjej në një kohë kaq të shkurtër, por le të shohim se çfarë do të thonë ekspertët” -shtoi ai.

Advertisement

Nuredini, deklaroi sot se identifikimi i disa viktimave po shkon me vështirësi dhe se për to duhet të bëhet analiza e ADN-së.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy