Tragjike në Durrës/ Humb jetën 21-vjeçarja, bie aksidentalisht nga kati i katërt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjike në Durrës/ Humb jetën 21-vjeçarja, bie aksidentalisht nga kati i katërt

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit këtë të mërkurë. Një vajzë 21-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht paraditen e kësaj të mërkure, duke rënë aksidentalisht nga kati i katër i pallatit.

 

“Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i pallatit ku banonte, shtetasja D. M., 21 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement

Ende nuk dihen detaje për ngjarjen, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy