Tragjike në Fushë-Arrëz/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë nëna dhe dy vajzat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjike në Fushë-Arrëz/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë nëna dhe dy vajzat

Ngjarje tragjike raportohet nga Fushë-Arrëzi.

Një nënë ka ndërruar jetë së bashku me vajzat e saj pas kontaktit me energjinë elektrike.

Nga informacionet paraprake mësohet së njëra nga vajzat ka qenë duke bërë dush kur ka rënë në kontakt me elktricitetin dhe në ndihmë të saj ka shkuar nëna dhe motra.

Fatkeqësisht kanë ndërruar jetë të treja.

Advertisement

 

Fushë Arrëz/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.

Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Advertisement

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy