Transformohet Kopshti Zoologjik/ Veliaj: Do të vijnë edhe kafshë të tjera të ralla

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Transformohet Kopshti Zoologjik/ Veliaj: Do të vijnë edhe kafshë të tjera të ralla

Brenda një kohe të shkurtër, Kopshti Zoologjik i Tiranës do të hapë dyert tërësisht i transformuar dhe i rikonceptuar. Në kantier po kryhen punimet e fundit dhe kryebashkiaku Erion Veliaj e konsideroi këtë investim dhuratë për fëmijët. Ai tha se kopshtit do t’i shtohen edhe kafshë të tjera.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

Advertisement

 

 “Kemi porositur, me këmbënguljen dhe mundësitë e kryeministrit, për disa kafshë ekzotike, luanë, tigër, të cilët janë në proces për të ardhur këtu. Edhe kjo procedurë ka burokracitë e saj sepse nuk është aq e lehtë transporti i kafshëve të tilla. Por, më vjen mirë që 90% e shtëpive të specieve që kishim, apo të tjerat që kemi në plan për t’i sjellë në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, tashmë janë gati.”

 

Në përgjigje të atyre që ngrejnë zërin në mbrojtje të hapësirave të gjelbra, Erion Veliaj tha se në Kopshtin Zoologjik do të mbillen edhe 3 mijë pemë.

Advertisement

 

Pjesë e ambienteve të Kopshtit të riorganizuar do të jetë edhe një parking me kapacitet për 75 makina.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy