Transportonin mallra kontrabandë/ Arrestohen 4 persona nga Shqipëria dhe Kosova

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Transportonin mallra kontrabandë/ Arrestohen 4 persona nga Shqipëria dhe Kosova

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona, pasi dyshohet ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin transportonin mallra kontrabandë.

 

Përmes një njoftimi për media, policia bën me dije se dy shtetsa nga Kosova, shoferi dhe fatorino i një autobizi, sillnin mallra kontrabandë në Shqipëri, për dy subjekte tregëtare.

 

Advertisement

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement

 

Njoftimi i policisë:

 

Tiranë

Advertisement

 

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Free road 2”.

 

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. 

Advertisement

 

Sekuestrohen mallra të ndryshëm të dyshuar të kontrabanduar.  

 

Vihen në pranga 4 shtetas që bashkëpunonin për transportimin dhe tregtimin e këtyre mallrave.

Advertisement

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Free road 2”. 

 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Advertisement

 

– Y. F., 18 vjeç, banues në Kosovë, faturino dhe pronari i një linje transporti;

 

– Sh. S., 31 vjeç, banues në Kosovë, shofer i një linje transporti;

Advertisement

 

– B. K., 53 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

 

– E. S., 32 vjeç, banues në Elbasan, administrator i një subjekti tregtar.

Advertisement

 

Shërbimet e Policisë, në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, kanë lokalizuar dhe ndaluar autobusin me drejtues shtetasin Sh. S. dhe faturino shtetasin Y. F. Gjatë kontrollit në autobus u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, pa pullë fiskale, të cilat do t’i merrnin shtetasit B. K. dhe E. S.

 

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Advertisement

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy