Tre në kërkim/ Kërcënuan një person me armë dhe shkaktuan aksident, policia e Lezhës arreston 20-vjeçarin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tre në kërkim/ Kërcënuan një person me armë dhe shkaktuan aksident, policia e Lezhës arreston 20-vjeçarin

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një person e shpallur në kërkim tre të tjerë, pasi kanë kërcënuar me armë zjarri një 23-vjeçar.

 

Ngjarja e regjistruar më 24 mars të këtij viti fillimisht është raportuar si aksident, por pas hetimeve është bërë e mundur zbardhja e plotë e saj.

 

Advertisement

20-vjeçari i arrestuar së bashku me dy shokët e tij kanë kërcënuar me armë zjarri poshtë mbikalimit të Ishull Lezhës, 23-vjeçarin me iniciale E.L.

 

Gjatë largimit me shpejtësi nga vendi i ngjarjes tre të rinjtë kanë shkaktuar një aksident.

 

Advertisement

“Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se shtetasi A. F., në bashkëpunim me 2 shokë të tij, shtetasit K. Gj. dhe D. D. (të dy të shpallur në kërkim), kanë kanosur me armë zjarri, poshtë mbikalimit të Ishull Lezhës, shtetasin E. L. Gjatë largimit me shpejtësi, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit A. F., K. Gj. dhe D. D., është përplasur në mbikalimin e Ishull Lezhës, me automjetin me drejtues shtetasin M. K”, thuhet në njoftim.

 

Gjithashtu në kërkim është shpallur dhe 23-vjeçari, i cili nuk ka kallëzuar para uniformave blu se është kërcënuar me armë zjarri.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy