“Tring” hap dyert për fëmijët/ Të shtunën, festë dhe argëtim pa limit për të vegjelit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Tring” hap dyert për fëmijët/ Të shtunën, festë dhe argëtim pa limit për të vegjelit

Një ftesë e mrekullueshme vjen nga Tring për të gjithë vogëlushët dhe prindërit e tyre.

 

Të mblidhemi të gjithë bashkë për të vazhduar një nga traditat më të bukura. Të shtunën, më 3 qershor, ambientet e zyrave tona shndërrohen në parkun më të madh dhe më të zëshëm të argëtimit në kryeqytet. Mes ngjyrave, ritmit e buzëqeshjeve, teksa fillimvera kumbon harmonike me harenë e vogëlushëve, ajo ditë do të jetë festë dhe gëzim.

 

Advertisement

Me trenin shumëngjyrësh, karuselin e madh, bouncing games, makinat “go kart”, paintball, minikalçeto apo minibasket e plot lojëra të tjera, fëmijët do të provojnë garë dhe emocione, do të vënë në provë talentin, shpejtësinë dhe përqendrimin. Nga këndi i përrallave, tek ai i pikturës apo i gatimit, si dhe në çdo hapësirë tjetër të parkut gjigant, të vegjlit do të kërcejnë, këndojnë, vizatojnë e ngjyrosin, do të përgatisin ëmbëlsira të shijshme apo fruta shumëngjyrëshe, do të duartrokasin shfaqjen e cirkut, do të dëgjojnë e tregojnë përralla me ëndje. Pse jo, edhe një xhiro me mikun e tyre simpatik, Ponin.

 

Bashkë me ta, personazhet më të dashur, përmes ekranit gjigant të kinemasë Tring, ku do të shfaqen “kartonat” e preferuar, por edhe maskotat e mëdha, që do të mund t’i takojnë, përqafojnë e do të bëjnë me ta foto, për t’i ruajtur si kujtime të një dite të paharrueshme.

 

Advertisement

Një festë që njëson fëmijë e të rritur, sepse entuziazmi dhe çiltërsia e vogëlushëve shpeshherë është “ngjitëse”. Një festë që nxit shpirtin e garës, zbavitjen, lojën, kreativitetin, gëzimin e të qenit bashkë, tek ata që Tring i ka pasur gjithmonë në fokusin kryesor të misionit të vet, te fëmijët.

 

Aktivitetet janë të panumërta dhe emocionet aq të mëdha sa nuk përshkruhen dot me fjalë. Ndaj, mbajeni mend datën, më 3 qershor, në orën 10, Tring ju pret në zyrat qendrore, për një festë ku argëtimi do të pa kufi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy