Çfarë sjell Tring për fëmijët këtë javë: Programi i plotë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë sjell Tring për fëmijët këtë javë: Programi i plotë

Një univers magjik i pret të gjithë vogëlushët në Tring, ku, si me “shkopin e përrallës”, plotësohen të gjitha dëshirat e tyre. Besoj i dëgjoni shpesh ata të kërkojnë një program apo një tjetër, një superhero apo një tjetër?! Dhe ka vetëm një vend ku të gjithë ata bëhen bashkë, në ekranin e Tring, në katër kanalet e fëmijëve, si edhe në profilin dedikuar atyre në Video on Demand.

 

Por, le ta parashtrojmë në formën e një bashkëbisedimi virtual, mes nesh dhe jush, për përzgjedhjet e javës. A ju kërkojnë ata Barbin? Me siguri! Dhe serialin “Barbi në shtëpinë e ëndrrave” e gjejnë çdo ditë, në orën 18:45, në Kids.

 

Advertisement

 

Por cili fëmijë nuk ka përmendur të paktën një herë në jetë fjalën “Pikaçu”?

 

Advertisement

“Udhëtimet e Pokemonit” do t’i marrin ata me vete në botën e Pikaçusë dhe miqve të vegjël, çdo ditë në orën 19:00, në Kids. Po “Kibaoh Klashers”, Dilanin dhe miqtë e tij plot adrenalinë?

 

 

Advertisement

Po “Autobusi magjik i shkollës”, me mësuesen dhe klasën aspak të zakontë, në zbulim të botës? Në Kids i gjeni edhe ata, çdo ditë në orën 19:30 dhe 20:00.  Po “Derrkucja Pepa” apo “Masha dhe Ariu”, a nuk ju duken sikur janë pjesëtarë të familjes suaj? Të dy serialet më të dashur për fëmijë, ekskluzivitet i Tring, i gjejnë në Tring-Tring çdo mbrëmje, para se të shtrihen për të fjetur, në orën 21:00 dhe 21:30.

 

 

Advertisement

Por, po në Tring Tring gjejnë edhe “Pj Masks – Heronjtë e natës” apo “Shokët e vegjël”, çdo ditë përkatësisht në oraret 18:45 dhe 19:15. Po për ata më të vegjlit, që ndoshta ende nuk i kërkojnë me fjalë, por me belbëzime apo gjeste “kukullat” që pëlqejnë më tepër? Edhe për ata ka menduar Tring, përmes kanalit Bubble, një kanal dedikuar bebeve deri në 2 vjeç, me një kontent të kontrolluar dhe të përzgjedhur enkas për të stimuluar tek ata shqisat, për të zgjuar kureshtje, por njëherësh duke ruajtur më së miri ekuilibrin mes përqendrimit dhe dëshirës për të zbuluar gjëra të reja, sigurisht me intervale kohore të përcaktuara. Jo më kot, slogani i kanalit është: Universi i bebeve të lumtura dhe prindërve të sigurt!

 

 

Advertisement

E një tjetër univers edhe më magjik ju shpaloset para syve, nëse zgjedhja juaj është platforma hibride Tring OTT dhe katalogu i mrekullueshëm i Video On Demand dedikuar fëmijëve. Mbi 3500 evente të animuar, të gjithë të dubluar në shqip, por edhe në gjuhën origjinale, sipas zgjedhjes individuale, filmat e animuar premierat, klasikët e animacionit, serialet më të njohur, me qindra personazhe. Elsa, Ana, Masha, Ariu, Derrkucja Pepa, Marineta, Liza, Ben 10, Pikaçu, Moana, Sirena e Vogël, Barbi, Koko, Lilo dhe Stiç, Optimus, Spiderman, Pinoku, Shefi i vogël, Rubi, Snupi…

 

 

Advertisement

Mund të rendisim edhe shumë të tjerë, se galeria e tyre është e panumërt, por po ju ftojmë ju që të bëheni pjesë e Tring OTT dhe t’i zbuloni vetë të gjithë ata, të gjithë personazhet, të gjitha përrallat, serialet, filmat, muzikalët, gjithçka. Mbi të gjitha, të vegjlit mund t’i ndjekin kur dhe si të dëshirojnë ose në varësi të kohës së tyre të lirë, sa seri të dëshirojnë, pa limit kohor dhe në 4 pajisje njëkohësisht. Sepse s’kemi qenë kurrë më afër se sa me Tring OTT!

 

Nxitoni të përfitoni ofertat: https://www.tring.al/oferta-e-re/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy